Rahoveci.NET Forum Indeksi Shėndeti dhe Mjekėsia
Ēka duhet tė dimė rreth tumoreve tė lėkurės | Regjistrohuni pėr postim |
| Ngushtuar | Tė rejat nė fillim | Tema e kaluar | Tema e ardhshme | Nė fund |
| Postuesi | Lidhja |
|---|---|
| tony | Postuar mė: 2010/1/8 12:50 |
Moderator ![]() ![]() I bashkangjitur: 2009/2/3 Prej: Rahovec Republic of Kosovo Postime: 198 |
Ēka duhet tė dimė rreth tumoreve tė lėkurės Ka shumė paragjykime rreth tumoreve tė lėkurės nė trevat tona. Nuk mund tė dimė se kur dhe si janė zhvilluar, por dimė qė pėr ēudi edhe mjekėt marrin pjesė aktivisht nė pėrhapjen e paragjykimeve! Kėtė mund ta konfirmojmė ēdo ditė nė Institucionet shėndetėsore kur pacientėt tregojnė saktėsisht qė filan mjeku mė ka thėnė ma mire mos e nguc, se pėrhapet. Pėr ēudi, ky mendim nuk ekziston vetėm nė Kosovė, por edhe nė gjitha shtetet pėrreth nesh! Kjo tregon qė nė pėrgjithėsi Ballkani edhe mė tej vazhdon mė shumė tė merret me thashetheme sesa tė pėrpiqet tė hulumtojė pėr tė dhėnat shkencore qė sot shumė lehtė mund tė gjenden sidomos nė internet. Fjala tumor tingėllon shumė tmerrshėm, por nė realitet tumor quhet ēdo formacion apo e ngritur qė paraqitet nė kėtė rast nė lėkurė. Pėr fat, shumica e tumoreve janė beninje (tė mira), por edhe nėse ėshtė i keq (malinj), sot mjekohen me sukses shumė tė madh nėse trajtohen me kohė. Tumoret beninje (tė parrezikshme) tė lėkurės, zakonisht hiqen pėr shkaqe estetike, por disa nga ata edhe pėr shkaqe preventive. Gjitha statistikat tregojnė qė shkaku kryesor i shndėrrimit tė tumorit tė parrezikshėm nė tė rrezikshėm, ėshtė rrezitja e tepėrt nė diell (djegia nė diell). Prandaj, duhet pasur shumė kujdes nė rrezitjen qė tė jetė graduale dhe mundėsisht tė ndihmohet me faktorė mbrojtės tė lėkurės (kremrat e ndryshme). Kur flasim pėr bengun ose nishanin, ka shumė paragjykime rreth tyre. Duhet ditur se njė tumor i parrezikshėm (beninj), kurrė nuk ka ndodhė tė shkaktojė probleme pasi hiqet. Ai edhe ashtu gjendet tashmė jashtė trupit dhe do tė ishte absurd qė tė shkaktonte probleme. Paragjykimi rrjedhė nga rastet me melanomė (beng i rrezikshėm), kur pas heqjes sė tij tė vonshme, vazhdojnė metastazat (vatra tė tjera tumorale nė organet tjera). Gabimi logjik ėshtė qė tumori pėrhapet, nėse e ngucė. Si arsyetohet? 1. Sė pari, tumori me tė vėrtetė nuk duhet tė ngucet, por ai duhet tė hiqet. Nė literature gjithmonė ėshtė shkruar qė nuk duhet tė ngucet, por edhe mjekėt e kanė kuptuar gabimisht dhe, sot, interpretohet qė nuk guxon as tė hiqet! 2. Nėse melanoma (bengu i rrezikshėm) nuk ka dėrguar delegat (metastaza) nė organizėm, atėherė mjekimi ėshtė i suksesshėm dhe nuk mund tė komplikohet. 3. Nėse paraqiten metastazat pas heqjes sė melanomit, ato nuk janė rezultat i heqjes sė tij, por kjo tregon qė ėshtė bėrė heqja e vonshme e tij. 4. Nėse melanoma nuk hiqet, gjasat pėr jetesė janė zero. Por, nėse trajtimi bėhet si duhet gjasat pėr shėrim rriten bukur shumė. Ēfarė duhet tė dijė ēdo njeri: * ēdo plagė qė nuk shėrohet pėr me shumė se dy-tri javė edhe pėrkundėr mjekimit, duhet tė konsultohet dermatologu, kirurgu plastik apo maksillofacial. * konsultė urgjente duhet bėrė kur tumori i pigmentuar (bengu ose nishani) fillon tė ndėrrojė ngjyrėn, formėn, madhėsinė. Kėshillohet qė njė herė nė muaj personi tė kontrollojė vetė bengat (nishanet). Nė pjesėt e pasme tė trupit shėrbehemi me pasqyrė ose mund tė shikohet nga person tjetėr. * bengat me forma jo tė rregullta (skaje tė grimcuara) mė mirė ėshtė tė hiqen pėr shkaqe preventive. * duhet ti ikim rrezitjes sė tepėrt, e sidomos asaj tė shpejtė. Rrezitja e tepėrt pos rrezikut tė tumoreve, poashtu plakė lėkuren mė herėt. * profesionet qė kėrkojnė qėndrim nė diell, duhen tė ruhen me kapela, mbulesa, faktorė mbrojtės tė lėkurės, etj. * ekziston njė predispozitė gjenetike te njerėzit me tip tė qelė tė lėkurės pėr paraqitjen e tumoreve tė lėkurės dhe ata njerėz duhen tė vizitohen me shpesh te eksperti. Pra, duhen pasur kujdes mė tė madh ata qė kanė pasur nė familje dikė me tumore tė lėkurės.
|
| Ngushtuar | Tė rejat nė fillim | Tema e kaluar | Tema e ardhshme | Nė krye |
| Regjistrohuni pėr postim | |




